Në Gadishullin e Kamçatkës vullkani Shiveluç ka hedhur një shtyllë hiri në një lartësi prej 8 km. Rrezik për popullsinë nuk ka. Rënia e pluhurit vullkanik në fshatrat përreth nuk është evidentuar, njoftoi Shërbimi i gjeofizikës i Federatës Ruse.

Në rajonin e vullkanit sot janë regjistruar lëkundje nëntokësore që zgjatën 3.5 minuta, të shoqëruara prej shpërthimit të hirit nga krateri. Vullkani përcaktohet me ngjyrën "portokalli" të kodit të rrezikut për aviacionin. Kjo do të thotë se gjigandi po tregon aktivitet në rritje me një probabilitet të lartë për erupsion.

Vullkani "u zgjua" në vitin 1980. Që atëherë ai është nën vëzhgim të vazhdueshëm nga sizmiologët.