Të enjten ka pasur një përkeqësim të ndjeshëm në tregun financiar të Eurozonës. Profitabiliteti i obligacioneve 10-vjeçare benchmark të Spanjës për herë të parë, që nga koha e pranimit të këtij vendi në zonën e monedhës së përbashkët europiane, është rritur me mbi 7 %.

Më parë Greqia dhe Irlanda kërkuan ndihmë financiare nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar: profitabiliteti i obligacioneve të tyre sovrane doli përtej kufijve të 7 %.

Vazhduan të zhvlerësohen obligacionet e një vendi tjetër kyç të Eurozonës - Italisë. Profitabiliteti i bonove të saj 10-vjeçare të thesarit arriti në mes të ditës në 6.2 %, çka u shkaktua kryesisht nga publikimi i të dhënave në lidhje me borxhin publik të vendit që arriti në nivelin e 1.9 trilionë eurove.