Kandidati i Organizatës "Vëllazëria Myslimanë" në zgjedhjet presidenciale në Egjipt Muhammed Mursi premtoi në një konferencë për shtyp, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të shpërndarë parlamentin e dominuar nga islamistët, se vendi përsëri do të përfshihet nga revolucioni nëse rezultatet e raundit të dytë do të jenë të fabrikuara.

Njoftimi erdhi një ditë para zgjedhjeve që do të mbahen më 16-17 qershor. I vetmi rival i Mursit në këto zgjedhje është ish-Kryeministri egjiptian Ahmed Shafik, i cili e ka mbajtur këtë post gjatë kohës kur President ishte Hosni Mubarak. "Vëllazëria Myslimanë" u përpoq të parandalojë ligjërisht kandidimin e tij, por Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë amendamentin. Mbrëmë në Sheshin Tahrir në Kajro dolën qindra kundërshtarë të ish-Kryeministrit Shafik.

Data e zgjedhjeve të ardhshme nuk është vendosur akoma në parlament.