Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Llukashenko, gjatë takimit të tij me Kreun e Republikës ruse të Bashkirisë Rustem Khamitov, deklaroi se nuk e cilëson ndonjë fatkeqësi faktin që rubla ruse nuk ka hyrë ende si njësi monetare llogarish në Bjellorusi. Lideri bjellorus nuk e përjashton një mundësi të tillë në të ardhmen.

Para kësaj deklarate Ambasadori rus në Bjellorusi Aleksandër Surikov ngriti çështjen e nevojës së vendosjes në qarkullim të një valute të përbashkët në territorin e dy shteteve, pasi, sipas mendimit të tij, ekonomia bjelloruse nuk do të përjetojë më një krizë të dytë. Llukashenko nuk u pajtua me mendimin e Ambasadorit dhe është gati të diskutojë rreth kësaj teme.