Britania e Madhe do të deportojë themeluesin e website WikiLeaks Julian Assange në Suedi. Sipas mediave britanike, Gjykata Supreme hodhi poshtë kërkesën e tij për rishikimin e vendimit të marrë më parë. Në Suedi Assange është akuzuar për krime seksuale, duke përfshirë dhe përdhunimin.

Skandali i bujshëm rreth portalit të Internetit WikiLeaks shpërtheu pas publikimit prej tij të dokumenteve sekrete të shërbimit të diplomatik amerikan. Në nëntor të vitit 2010 Julian Assange u shpall në kërkim ndërkombëtar dhe shumë shpejt pas kësaj u arrestua në Londër. Ai i quan akuzat e ngritura kundër tij krejtësisht absurde dhe të angazhuar politikisht.