Kryeministri rus Dimitri Medvediev ka udhëzuar paraqitjen në qeveri të propozimeve për ndryshimet në programin e zhvillimit të konkurrencës në Rusi dhe planit të masave për zbatimin e tij deri në vitin 2015.

Kryeministri rus kujtoi, se në renditjen e Bankës Botërore Rusia i përmirësoi vitin e kaluar në mënyrë jo të dukshëm kushtet e zhvillimit të biznesit.

"Ajo zuri vendin e 120-të midis 183 shteteve. Deri para kësaj Rusia renditej në vendin e 123-të. Të themi sinqerisht, situata nuk është aspak e shkëlqyer, - theksoi Medvediev. Përpara nesh shtrohen detyra tejet të vështira, madje unë do të thoja ambicioze - të ngrihemi si minimum në vendin e 40-të në botë, me perspektivën e hyrjes së mëtejshme në 20-shen e parë jo më vonë se në vitin 2020".