Boksieri legjendar Muhamed Ali (Muhammad Ali) u bë fizionomi e reklamës së re të kompanisë “Lui Vuitton”.

Në fotot e realizuara nga Annie Leibovitz ai është fiksuar me një çantë udhëtimesh të firmës LV në dorë së bashku me nipin e tij, i cili është duke mbajtur një palë doreza boksi. "Muhammad Ali dhe ylli në rritje", - ky është slogani i kompanisë që shoqëron reklamën.

Kreu i kompanisë franceze Yves Carcelle deklaroi se fotografia e përbashkët e Muhamed Ali me nipin e tij synon të pasqyrojë idenë e vazhdimësisë së brezave, kaq të afërt me ideologjinë e “Lui Vuitton”.