0Sakaq, në Senatin e SHBA-së po ndërmerren përpjekje për të sabotuar blerjen nga ana e Pentagonit të helikopterëve rusë për Afganistanin, duke iu referuar furnizimeve të vazhdueshme të armëve që Rusia bën për regjimin e Bashar Al-Assadit në Siri.

Po vërejmë një përpjekje të re për të ndikuar mbi Rusinë, e cila del për një zgjidhje paqësore të konfliktit sirian, mendon eksperti Andrei Frollov:

- Këtu qartazi kemi një kontekst politik. Të gjithë po vërejmë tani luftën politike rreth Sirisë. Sa i përket Sirisë, Rusi ka marrë një qëndrim parimor. Duket fare qartë se pa këmbënguljen e Rusisë në kursin e saj, ndoshta, çështja siriane do të ishte zgjidhur për analogji, sipas skenarit libian.

Në prag, në konferencën për shtyp në Teheran, Kreu i MPJ-së ruse Sergei Lavrov vuri theksin edhe njëherë në qëndrimin e Rusisë sa i përket furnizimeve të armëve:

- Aktualisht jemi në përfundim të realizimit të kontratave, që janë nënshkruar dhe shlyer në pagesa me kohë. Të gjitha këto kontrata u përkasin përjashtimisht vetëm mjeteve të Mbrojtjes Kundërajrore. Ne nuk kemi për çfarë të justifikohemi as para zonjës Clinton dhe as para kurrkujt tjetër. Ne nuk po shkelim asnjë traktat ndërkombëtar dhe nuk po shkelim legjislacionin e eksportit tonë, i cili është njëri nga më të rreptët në botë. Ne nuk po furnizojmë Sirinë me armë, të cilat do të mund të përdoreshin kundër demonstruesve, për dallim nga SHBA-ja, që rregullisht realizon furnizime me të tilla mjete speciale.

Vetë SHBA-ja kontrollon gjysmën e tregut botëror të armëve, tërheq vëmendjen analisti politik rus Konstatin Makienko:

- Në shoqërinë e mrekullueshme demokratike amerikane nuk ka statistika transparente për tregtinë e armëve, në dallim nga Rusia “e tmerrshme”, e cila publikon me kujdes shifra të sakta për shypin e gjerë. SHBA-ja, në mënyrë aktive dhe në sasira të mëdha, bën furnizime me armë, për shembull, për regjimin represiv të Arabisë Saudite, i cili jo vetëm shtyp opozitën brenda vendit, por përzihet edhe në punët e brendshme të vendeve fqinjë dhe shyp atje protestat paqësore. Kështu ndodhi, bie fjala, në Bahrein.

Por më kryesorja, ndoshta, është se vetë Pentagoni është i interesuar më shumë nga të gjithë për furnizimin e Afganistanit me helikopterë rusë. Në rast se ky furnizim do anullohet, do të mbeten në mes të rrugës përpjekjet e administratës amerikane që synojnë atë, që afganistanasit të garantojnë vetë sigurinë në vend, pas largimit të kontigjentit luftarak të SHBA-së në vitin 2014.

Ilia Harllamov