Hanoi, Bangkoku dhe Pekini udhëhoqën dhjetëshen e qyteteve më të lira në botë për turistët. Moska u rendit në vendin e 7 për nga shtrenjtësia. Vlerësim i destinacioneve turistike më të arritshme në botë për këtë verë u krye nga Internet-portali më i madh në botë për turistët TripAdvisor.

Gjatë llogaritjeve u morrën parasysh të dhëna të tilla si çmimi i një dhomë për një natë në një hotel me katër yje si dhe kosto e dy udhëtimeve me taksi, dy koktejleve në bar dhe një darke për dy persona në restorant.

Në kryeqytetin e Vjetnamit - Hanoi e gjithë kjo do t’i kushtonte një turisti 141 $. Në Pekin - 159 $. Në Bangkok për të gjitha këto duhet të shpenzosh një shumë prej 161 $. Për Moskën kjo shumë përbën 429 $.