Aeroplanmbajtësja indiane Vikramaditya, e modernizuar në ndërmarrjen prodhuese "Sevmash" në qytetin Severodvinsk të qarkut Arhangelsk, filloi zbatimin e planit të testimit të saj gjatë lundrimit në Detin Barenc, njoftoi gazetarët të enjten një përfaqësues i uzinës.

Sipas fjalëve të tij, ekuipazhi i pranimit ka filluar tashmë testimet e sistemit kryesor të energjisë.

"Tani po zbatohet plani i daljes në det për rreth një orë. Gjatë veprimeve verifikohen regjimi i lundrimit, stabilizantët, të gjitha sistemet kryesore të veprimtarisë së aeroplanmbajtëses", - sqaroi përfaqësuesi i uzinës.