Venezuela u bë lidere botërore për rezervat e naftës, duke tejkaluar Arabinë Saudite. Mbi këtë flitet në raportin vjetor statistikor të energjitikës botërore të përgatitur nga e kompania e naftës BP.

Sipas të dhënave të tij, në fund të vitit 2011 rezervat e vërtetuara të naftës në Venezuelë përbënin 296.5 miliardë fuçi ose rreth 18% të rezervave botërore. Arabia Saudite zotëron 16 % të naftës së Planetit. Vendin e tretë e zuri Kanadaja me 11%.

Rusia, në bazë të llogaritjeve të BP, zotëron rezerva prej 88.2 miliardë fuçish (5.3% e rezervave botërore) dhe ende është prodhuesja më e madhe e naftës në botë.