Nëndetësja e re e shpikur nga arkitekti francez Jacques Roger do të jetë edhe shtëpi nënujore, edhe laborator oqeanik njëkohësisht. Ajo u quajt SeaOrbiter.

Kjo nëndetëse do të zhvendoset nga lëvizjet e rrymave oqeanike. Pjesa më e madhe e energjisë do të gjenerohet nga burime të ripërtëritshme të energjisë siç janë era, dielli dhe valët. Përveç kësaj, së bashku me Konglomeratin europian të mbrojtjes dhe të kozmosit EADS po punohet për prodhimin e biokarburantit që mund të kthehet në burimin kryesor të energjisë së nëndetëses.

Aktualisht Orbiter është eksponati kryesor në pavijonin francez në ekspozitën Expo 2012 që po zhvillohet në Korenë e Jugut.