0Më 12 qershor, para fillimit të ndeshjes midis kombëtareve të Rusisë dhe Polonisë, policisë së Varshavës iu desh të parandalojë "veprimet luftarake masive" midis tifozëve të dy ekipeve. Nxitësit të grindeje e përleshjeve u bënë të zotërit e shtëpisë të Kampionatit. Presidenti i Rusisë shprehu shqetësim serioz në lidhje me situatën e krijuar dhe theksoi, se organizatorët e turneve të tillë, si Euro, mbajnë përgjegjësi të plotë për sigurinë e tifozëve".

Ndërkohë u bë e ditur se Unioni i Shoqatave të Futbollit Evropian (UEFA) mund t’i heqë ekipit kombëtar rus gjashtë pikë në eliminatoret e ardhshme të Kampionatit Evropian për shkak të sjelljes së keqe të tifozëve ruse gjatë ndeshjes së 8 qershorit Rusi-Çeki - kur tifozët hodhën në fushën e lojës fireball. Gjithashtu Komiteti i Kontrollit Disiplinor i UEFA ka vendosur të gjobisë Bashkimin Rus të Futbollit (BRF) me 120.000 euro. BRF ka të drejtë të apelojë shkresërisht vendimin brenda tri ditëve që nga momenti i marrjes së tij.

Sigurisht, sjellja e tifozëve duhet dënuar medoemos, por ksaj herë ndëshkimi është shumë i rëndë, i pamëshirshëm, - thotë eksperti i futbollit Andrei Mallosollov:

- Avokatët e BRF-së janë angazhuar tashmë në zgjidhjen e kësaj çështjeje, duke e marrë fillimisht në shqyrtim të detajuar atë. Për shembull, një nga pretendimet e paraqitura Bashkimin Rus të Futbollit konsiston në faktin, se tifozët varën në stadium flamurin me mbishkrimin “Stalingrad” si dhe flamujt e Perandorisë Cariste me ngjyrat zi-verdhë-bardhë, të cilët përfaqësuesit e UEFA-s i cilësuan së simbole ekstremiste. Por në qoftë se me flamurin perandorak edhe mund të kapeshin për të shpallur pretendime të caktuara, për sa i përket Stalingradit ai, duhet thënë, është një vend i shenjtë për këdo që ka lindur në Bashkimin Sovjetik. Sa për fireballs, pa diskutim, tifozët duhen dënuar. Fansat rusë të futbollit duhet të rreshtin së hedhuri në fushën e lojës këtë lloj piroteknike. Kurse grindja me stjuardët në Wroclaw, e cila gjithashtu ka gjetur pasqyrim në dokumentet e UEFA-s, është e nevojshme të merret në shqyrtim në mënyrë të detajuar dhe të evidentohet shkaku i shpërthimit të saj. Sepse në këtë rast pati vend sjellja provokuese, sfiduese e vetë stjuardëve (forcat e sigurisë në stadium) polakë, të cilët ishin tifozë të klubit vendor të futbollit, - konkludoi Andrei Mallosollov. 

Ndërkohë, Presidenti BRF-së Sergei Fursenko deklaroi se pala ruse do të apelojë vendimin e UEFA-s, i cili parashikon dënimin e ekipin kombëtar rus me heqjen e gjashtë pikëve në raundin kualifikues të Euro 2016.

Svetllana Andrejeva