0Mbi historinë e Radios sonë mund të tregohet shumë e shumë, madje pa fund. Unë dua t'ju them një gjë: "Zëri i Rusisë" është organizata më e vjetër e radiotransmetimit për vendet e huaja në botë, më e moçme edhe sesa "BBC-ja". "Zëri i Rusisë" ka filluar radiotransmetimin e vet më 29 tetor të vitit 1929, por në fakt radiotransmetimi për vendet e huaja në Rusi, asaj kohe në Bashkimin Sovjetik, pat filluar akoma dhe më parë, sepse ekzistonte radiostacioni i Kominternit. Trashëgimi formale nuk ka në të vërtetë, por, duhet thënë se radiostacioni i Kominternit e ka filluar transmetimin e vet në përgjithësi që në vitin 1921. Kurse "BBC-ja" në vitin 1931, "Deutsche Welle" në 1934. Në këtë kuptim "Zëri i Rusisë" është më i vjetër.

Pse kemi filluar transmetimin në Londër? Londra është një qytet jashtëzakonisht i rëndësishëm e me peshë të madhe. Para së gjithash për vetë faktin se Londra vazhdon të mbetet megjithatë një pikë shumë e rëndësishme e komunikimit mes Rusisë dhe botës perëndimore. Përveç të tjerash, Londra është edhe kryeqyteti i vendit me tradita të hershme, me histori shumëshekullore. Dhe ne duam që ne të na dëgjojnë, që të na kuptojnë. Me qëllim që ne, si Rusi në përgjithësi, si vend racional, i arsyeshëm, dhe sipas mendimit tim, shumë interesant, të mund të na kuptojnë më mirë.