Gjykata polake dha aktgjykimet e para për huliganët, të cilët ishin iniciatorë të zënkave gjatë ndeshjes së Kampionatit Europian të Futbollit mes kombëtareve të Rusisë dhe Polonisë. 8 polakë u dënuan me gjobë prej 150 $ ose me burgim me kusht deri në 12 muaj. Të enjten policia ka ndërmend të paraqesë në gjykatë kërkesat për shqyrtimin e çështjeve të 90 personave të tjerë.

Gjatë trazirave më 12 qershor në Varshavë policia ndaloi 184 persona. Midis tyre - 156 polakë, 25 rusë, si dhe një spanjoll, një hungarez dhe një algjerian. Disa dhjetëra persona u plagosën, duke përfshirë edhe 17 policë.