Pentagoni njoftoi Kongresin amerikan mbi vendimin e tij për të blerë nga kompania ruse "Rosoboronexport" 12 helikopterë Mi-17 shtesë për ushtrinë afgane.

Shuma e kontratës, e cila siguron mirëmbajtjen e makinerive dhe furnizimin e tyre me pjesë këmbimi, është vlerësuar në rreth 218.000.000 $. Më parë gjatë këtij viti Pentagoni pat porositur 12 helikopterë të tillë. Departamenti amerikan i Mbrojtjes përqëndroi vemendjen e Kongresit tek fakti se Mi-17 është më i lirë se sa analogët amerikanë dhe se është më e lehtë të trajnosh pilotët afganë në to.