Ekologu rus Sergei Bereznuk mori çmimin ndërkombëtar Rolex. Fituesit e këtij çmimi të përvitshëm bamirësie u shpallën të mërkurën në Londër.

Bereznuk dhe ekipi i tij i shkencëtarëve e merituan çmimin për një projekt për ruajtjen e tigrit të Amurit. Kjo specie jeton vetëm në Lindjen e Largët të Rusisë dhe është shënuar në Librin e Kuq si në rrezik zhdukjeje. Numri i tigrave të Amurit arrin në rreth 400 specie. Rreziku më i madh për kafshët janë gjuetarët ilegalët, lufta kundër të cilëve dhe është qëllimi i misionit të shkencëtarëve.

Çmimi i ideuar nga kompania e njohur zvicerane Rolex jepet për realizimin e projekteve në fushat e shkencës, mbrojtjes së mjedisit dhe trashëgimisë kulturore.