Gjykata ushtarake e Tunizisë dënoi ish-Presidentin Zine el-Abidine Ben Ali me burgim të përjetshëm. Ish-Udhëheqësi i vendit u dënua për vrasjen e protestuesve gjatë shtypjes së kryengritjes në fillim të vitit të kaluar.

Pas grushtit të shtetit, që ndodhi në atë kohë, ai u largua në Arabinë Saudite, kështu që dënimi atij iu dha në mungesë. Ky nuk është dënimi i parë që i jepet Ben Aliut. Ai është dënuar në total me më shumë se 90 vjet burg për përvetësim të pronës shtetërore, mashtrim, korrupsion dhe ruajtje të lëndëve narkotike. Gjatë "Revolucionit të Jaseminit" në Tunizi u vranë disa qindra njerëz, më shumë se 2.000 të tjerë u plagosën.