Akuzat se SHBA gjoja furnizojnë me armë opozitën siriane janë krejtësisht pa themel, deklaroi sot Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney.

Kjo deklaratë pasoi menjëherë konstatimet e Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, të shprehura prej tij më parë: "Ne nuk furnizojmë as në Siri dhe as gjëkund tjetër mjete që përdoren në luftën kundër demonstruesve paqësore, në kontrast me po ato Shtete të Bashkuara të Amerikës, të cilat furnizojnë rregullisht në këtë rajon pajisje të tilla speciale (jo-vdekjeprurëse)... Por nuk dihet se për ç’arsye amerikanët e quajnë një gjë të tillë krejtësisht normale, në rendin e gjërave ", - theksoi Sergej Lavrov.