Unioni i Shoqatave të Futbollit Evropian (UEFA) mund të gjobisë ekipin kombëtar të Rusisë me 6 pikë në turneun kualifikues të Kampionatit Evropian të vitin 2016, njoftohet në faqen zyrtare të Internetit të Organizatës.

Ky vendim ishte një reagim ndaj sjelljes së tifozëve të ekipit kombëtar rus, të cilët hodhën fireball në fushën e lojës dhe varën banderola me gjuhë abuzive gjatë ndeshjes së Grupit “A” të Euro 2012 Rusi - Çeki. Gjithashtu Bashkimi Rus i Futbollit u gjobit me 120.000 euro. Gjoba e kushtëzuar prej gjashtë pikësh do të jetë e vlefshme deri në fund të raundit kualifikues të Euro 2016.

Ankesa kundër këtij dënimi mund të paraqitet brenda tri ditëve nga momenti i publikimit.