Rusia, e cila ka një ndikim të fortë në Siri, mund të luajë një rol kyç në zgjidhjen politike të krizës në këtë vend, mendon Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen. Ai e bëri këtë deklaratë pas mbërritjes me një vizitë pune në Australi .

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s theksoi gjithashtu se ai nuk beson se një ndërhyrje e jashtme ndërkombëtare në Siri, e ngjashme me operacionin ushtarak të NATO-s në Libi, do të ishte një zgjidhje e situatës.