Moska zuri vendin e 4 në renditjen e qyteteve më të shtrenjtë në botë për të huajt, pas Tokios (Japoni), Luandës (Angola) dhe Osakas (Japoni), sipas sondazhit të firmës konsulente Mercer Human Resource. E mbyll 5-shen Gjeneva (Zvicër).

Kriza e borxhit në eurozonë e ka zvogëluar koston e mallrave dhe shërbimeve në Europë. Kështu që Londra ra në vendin e 25-të, Parisi në të 37-in, Roma në të 42-in. Athina - kryeqyteti që po përjeton krizën më të rëndë në BE - u rëndit në vendin 77-të të klasifikimit. Qyteti më i lirë në botë për të huajt është Karaçi pakistanez.