0"Në botë ekzistojnë pikëpamje të ndryshme në lidhje me gjithçka ndodh, prandaj " Zëri i Rusisë "do të jetë shumë i dobishëm për studentët - deklaroi në prezantimin e “Zëri i Rusisë nga Londra” Ambasadori rus në Britaninë e Madhe Aleksandër Jakovenko. - Ka shumë programe jo vetëm për politikën, por edhe për kulturën, sportin, shkëmbimin e ideve. Unë do të doja të theksoja se britanikët janë shumë të interesuar të njihen me këndvështrime të ndryshme. Kjo është arsyeja pse, sipas mendimit tim, ekzistenca e "Zërit të Rusisë" është shumë e dobishme”.

“Zëri i Rusisë” përgatit programet e veta në Uashington, Kiev, Stamboll, Rio de Janeiro, kurse tani dhe në Londër. Radiokompania synon t’i tregojë botës për Rusinë dhe jetën në Rusi si dhe të paraqesë e të shpjegojë qasjen e Moskës përkatësisht ngjarjeve që ndodhin në botë.

Për tri orë talk-show (bisedë) në On Air audiencës së Mbretërisë së Bashkuar i është paraqitur pasqyra e ngjarjeve në botë, në Rusi dhe në Britani në dritën e këndvështrimit rus ndaj tyre. Në këto talk-show marrin pjesë ekspertë rusë dhe britanike, analistë politikë, gazetarë. Pikëpamjet e ndryshme, ndonjëherë krejtësisht polare, të ekspertëve formojnë një këndvështim shumë më objektiv ndaj ngjarjeve aktuale. Për krijimin dhe regjistrimin e programeve në Londër punojnë 18 specialistë. On Air-it nga Londra i atribuohen tre orë, nga 16.00 deri në 19.00 sipas kohës lokale në ditët e javës. Kurse gjatë kohën tjetër realizohet transmetimi nga Moska.

Radiokompania “Zëri i Rusisë” aktualisht transmeton emisionet e veta në 160 vende të botës në 44 gjuhë në valë të shkurtra dhe të mesme, në diapazonin FM, nëpërmjet kanaleve satelitore dhe rrjetit të telefonisë celulare 179 orë çdo ditë. Në shumë vende programet e “Zërit të Rusisë” janë të disponueshme në valët lokale. Për shembull, në Turqi "Zëri i Rusisë" transmeton emisionet e veta plot 24 orë në 15 qytete (në Ankara në frekuencën 107.0 FM, në Stamboll - 106.4 FM, në Izmir - 90.3 FM), në SHBA (në Uashington në frekuencën 1390 AM, në Nju Jork - 1430 AM), në Brazil (Rio de Janeiro në frekuencën 1090 AM, në San Paulo - 1.570 AM), në kryeqytetin e Ukrainës - Kiev në frekuencën 106.0 FM si dhe në Serbi, Poloni, Indi, vendet e Bashkësisë së Shteteve të Paravura (BSHP apo CIS), shtetet Balltike dhe vende të tjera.

Faqja e Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” në Internet është në dispozicion në 37 gjuhë. Ky është një burim mjaft i përdorur nga vizitorë të shumtë prej 140 vendeve të botës. Në site janë gjithashtu në dispozicion transmetimi në regjim on-line, materiale radioprogramesh në audio, video dhe formate të tjera multimediatike.

Olga Denisova