0Ja mendimi i përfaqësuesit të Koalicionit rus të Antiduhanit Kirill Danishevskij:

- Çështja nuk konsiston tek detajet. Ministria e Shëndetësisë tani po qëndron në pozicione shumë të rregullta të pranuara ndërkombëtarisht - në mbrojtje të shëndetit të popullatës. Por një sërë dikasteresh të tjera, në nivel burokratësh të veçantë, në atë nivel, ku shtrohen çështjet e dakordësimit, sipas të gjitha gjasave, po përpiqen të heqin masat efektive të këtij ligji dhe me zell që është për tu patur zili po përpiqen që këtë ligj ta bëjnë absolutisht joefektiv.

Një prej pikave të projekt-ligjit propozon vendosjen e çmimit minimal të shitjes së cigareve me pakicë. Gjithashtu, mendohet rritja pothuaj me 50%  e akzicës ndaj duhaneve. Kësisoj, vlera e prodhimeve të duhanit në Rusi do t’i afrohet nivelit europian - nga 2 deri në 5 euro. Aktualisht, akciza përbën afro 1/4 e 1 euro. Sakaq, në Ministrinë e Financave nuk e mbështesin këtë rritje të menjëhershme dhe propozojnë ta shtyjnë vendosjen e saj aty nga viti 2014 vetëm deri në 0.5 euro. Komenti i Kreut të Konfederatës Ndërkombëtare të Konsumatorëve Dimitri Janin:

- Lobet e duhanit janë, ndoshta, më influencueset në Rusi. Për njëzet vitet e fundit nuk është miratuar asnjë masë efektive kundër duhanit. Tregu rus është i dyti, pas atij kinez, për nga vëllimi i shitjeve të produkteve të kompanive të duhanit, prandaj ato zhvillojnë një betejë me të gjitha fuqitë e veta për ruajtjen e këtij tregu. Ne kemi vërtetime të dokumentuara se si “British American Tabacco” formuloi qëndrimin e Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë për një sërë gjërash në ligjin kundër duhanit.

Një tjetër “gur prove” është edhe reklama e produkteve të duhanit. Ndalimi i plotë i saj mund t’i japë goditje të ardhurave në buxhet, qarkullojnë argumentin lobistët. Prodhuesit e reklamave përsërisin: kjo masë do të frenojë seriozisht zhvillimin e tregut të reklamave në Rusi. Projekt-ligji kundër duhanit kritikohet edhe në mesin e shoqërisë civile. Në Rusi është krijuar lëvizja mbarëruse për të drejtat, siç theksohet, të duhanpirësve të maturuar (jo të mitur). Bashkëkryetari i saj, artisti i mirënjohur Mihaill Bojarskij, është i mendimit se duhet luftuar jo me duhanpirësit, por me problemin e vetë duhanpirjes, pra duhen krijuar fillimisht kushtet dhe pastaj të niset lufta.

Kritikët e projekt-ligjit me të drejtë nënvizojnë, se para se të rritësh çmimet e duhanit, është e domosdoshme të rritësh cilësinë e tij. Sepse, ajo që prodhojnë gjigantët botërorë të duhanit në Rusi, nuk përshtatet me standartet e BE-së. Mbi përbërjen e cigareve flitet edhe në projekt-ligjin alternativ të antiduhanit, të përgatitur nga disa deputetë të Dumës Shtetërore. Në kohën më të afërme projekt-ligji i dhënë do të sillet në parlamentin rus.

Aleksandra Dibizheva, Polina Çernica