0Mbledhjet kryesore të forumit do t’i kushtohen rolit të vendeve në zhvillim në formimin e rendit të ditës në nivel rajonal dhe global. Në mbledhjen plenare do të marrë fjalën edhe Presidenti Vladimir Putin.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Deutsche Bank në Rusi Igor Lozhevskij në intervistën e vet dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” theksoi, se forumi është i rëndësishëm ngaqë mund të takohesh jo vetëm me anëtarët e rinj të kabinetit qeveritar të Rusisë, por edhe me Presidentin Putin të zgjedhur rishtas. Pjesëmarrja në forum të jep mundësinë të marrësh informacion të freskët të dorës së parë si dhe të shoqërohesh me liderët e komunitetit ndërkombëtar dhe me përfaqësuesit e kompanive të mëdha ruse të nivelit botëror.

- Cilat çështje planifikoni të shqyrtoni në panelet e forumit, cilat diskutime ngjallin me shumë interes te ju?

- Përderisa ne jemi pjesë e një platforme globale të Deutsche Bank, e cila operon në më shumë se 70 vende, atëherë për ne interes më të madh ka për të gjitha ato diskutime rreth gjendjes së sistemit global financiar, sikurse për ndikimin e krizës financiare mbi veprimtarinë e bankave ndërkombëtare dhe të organizatave rregullatore. Ne do të donim të kuptonim gjithashtu se çfarë rrugësh shohin liderët e biznesit dha ata politikë të Rusisë për të përftuar stabilitetin e tregjeve botërore.

- Cilat janë sot sfidat që mbartin rrezikun më të madh për ekonominë botërore?

- Në momentin aktual qendra kryesore e destabilitetit për ekonominë botërore është kriza e borxheve kombëtare në Europë. Në etapën e dhënë rrugët e zgjidhjes së kësaj krize janë të kuptueshme, por barrierë për realizimin e suksesshëm të këtyre zgjidhjeve është prirja e elektoratit në shumë vende europiane, kryesisht në jug të kontinentit. Në Francë në zgjedhjet e kaluara fituan përfaqësuesit e atij orientimi që nuk mbështet masa të rrepta kundërvepruese ndaj krizës. E njëjta gjë pritet edhe në Greqi. Një situatë e tillë mund të çojë në shmangien e marrëveshjeve të arritura në Europë për stabilizimin e buxhetit, gjë kjo që nga nga e vet mund të destabilizojë sektorin bankar. E gjithë kjo mund të sjellë thellimin e krizës financiare ndërkombëtare.

- Sot ekonomitë në zhvillim po luajnë një rol gjithnjë e më domethënës. A mund të flitet mbi atë, se këto janë qendrat ekonomike të së ardhmes?

- Pa asnjë dyshim. Ne tashmë kemi kaluar në atë stad, kur Kina është bërë ekonomia e dytë në botë. Pa asnjë dyshim, roli i tregjeve në zhvillim po rritet dhe kjo rritje do të vazhdojë edhe në vitet që pasojnë. Tregjet e tyre zotërojnë një potencial të konsiderueshëm të rritjes ekonomike. Moska i vuri detyrë vetes të bëhet, të paktën, një qendër e rëndësishme rajonale, ndonëse ajo nga një pikëpamje është edhe sot e tillë.

Polina Çernica