Autoritet e shtetit amerikan Georgia i mohuan të drejtën degës lokale të organizatës ultra të djathtë Ku Klux Klan për të marrë pjesë në një program federal vullnetar për pastrimin e mbeturinave "Birëso rrugën". Brenda kuadrit të këtij programi çdokush mund të financojë mbledhjen e mbeturinave në një segment të veçantë të rrugës automobilistike, duke fituar në këmbim të kësaj të drejtën për të vënë në seksionin "e birësuar" një tabelë me emrin e tij/saj ose emrin e kompanisë së tij/saj duke i siguruar në këtë mënyrë vetes një reklamë.

Përfaqësuesit e Ku Klux Klan-it i bënë kërkesë Departamentit të Transportit në Georgia për marrjen e lejes për të "birësuar" një prej sektorëve të rrugës malore, por ajo iu refuzua. Autoritetet kanë frikë se një poster me emrin e një organizate  të tillë raciste si "Ku Klux Klan" mund të irritojë e të indinjojë opinionin publik.