Ministria e Mbrojtjes e SHBA nuk disponon të dhëna për furnizimin nga Rusia të helikopterëve luftarakë në Siri, deklaroi Zëvendësi i Ndihmësit të Ministrit amerikan të Mbrojtjes për ndërveprim me median kapiteni John Kirby, kur atij iu lutën që të komentojë shprehjet e Sekretares Amerikane të Shtetit Hillary Clinton në lidhje me shqetësimin e Uashingtonit përkatësisht informacionit mbi shitjen nga ana e Moskës të helikopterëve luftarakë Damaskut.

Siç konfirmohet nga Kirby, autoritetet amerikane janë në dijeni se disa llojeve aparatesh fluturuese, duke përfshirë edhe helikopterë, që ndodhen aktualisht në shërbim të forcave të armatosura siriane, "janë të prodhimit rus”. Problemi nuk konsiston vetëm në atë, se me çfarë fluturoni ju apo ku janë prodhuar këto aparate fluturuese, por dhe se çfarë bëni ju me to, sqaroi John Kirby.