Specialistët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) njoftuan se kanë gjetur dëshmi bindëse të lindjes së kancerit nga emisionet e motorit Diesel.

Më parë OBSH-ja ka paralajmëruar për një lidhje të mundshme ndërmjet sëmundjes së kancerit dhe emisioneve të motorëve Diesel. Rekomandimet e reja do të përgatiten pas një shqyrtimi të hollësishëm të dëshmive, i cili do të marrë një javë kohë. Organizata deklaron mbi domosdoshmërinë për të reduktuar gjithkund emetimet nga motorët Diesel për popullsinë e të gjitha vendeve në tërësi.