Qeveria e Qipros iu drejtua Rusisë me kërkesën për dhënien asaj të një kredie dypalëshe prej 5 miliardë euro, shifër kjo që përbën më shumë se një të katërtën e PBB-së të ishullit, në pritje të ndihmës nga eurozona, shkruan gazeta greko-qipriote “Alithia”.

Qipro këto javët e fundit ka humbur aksesin në tregjet e borxhit, ndërkohë që asaj i nevojiten sasi të konsiderueshme të likuiditetit për kapitalizimin e bankave, të cilat bartin rreziqe të mëdha në lidhje me problemet në Greqi.

Vitin e kaluar Rusia i dha Qipros një kredi prej 2.5 miliardë euro.

Marrja e kredisë nga Moska nuk do të thotë aspak se Qipro refuzon ndihmën nga ana e zonës së euros: ka shumë gjasa që qipriotëve t’u nevojiten fonde shtesë për të shpëtuar sistemin bankar.