Zëvendësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për operacionet paqeruajtëse Herve Ladsus mendon se në Siri po zhvillohet një luftë e vërtetë civile, njofton kanali televiziv amerikan ABC.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve - nëse ka kaluar vallë apo jo konflikti në Siri tashmë në një luftë civile? - ai tha: "Po, unë mendoj se mund të themi dhe kështu".

"Është e qartë se autoritetet siriane e kanë humbur kontrollin mbi pjesë të mëdha të territorit dhe tani duan të rimarrin nën kontroll terrenin e humbur", - tha H.Ladsus.

Sipas fjalëve të tij, përshkallëzimi i dhunës në Siri dëshmon për ndryshim e karakterit të konfliktit në vend.

Gjatë ditëve të fundit, si rezultat i veprimeve ushtarake, në Siri kanë humbur jetën 65 persona.