Kongresi amerikan është duke u përgatitur që të bashkojë projekt-ligjet mbi tregtinë me Rusinë dhe "mbi listën e Magnitsky". Projekt-ligji parashikon heqjen e amendamentit të Jackson-Vanick, i cili u miratua në vitin 1974 kundër BRSS-së. Deri tani kundrejt tij ishte në fuqi një moratorium, por formalisht atë askush nuk e ka anulluar.

Përveç kësaj, ligji i ri përfshin dispozita të të ashtuquajturit "Akti Magnitsky ", i cili vendos sanksione në regjimin e vizave kundër zyrtarëve rusë, të cilët sipas Uashingtonit janë të përfshirë në vdekjen e juristit të fondit britanik "Ermitage Capital Menagement" Sergei Magnitsky në nëntor të vitit 2009.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, duke komentuar bashkimin e mundshëm të projekt-ligjeve, kohë më parë pati deklaruar se kjo përpjekje për të krijuar legjislacionin anti-rus do të dëmtojë rëndë marrëdhëniet mes dy vendeve.