Policia në Varshavë ndaloi 13 shtetas rusë gjatë një përleshjeje masive me tifozët polakë para ndeshjes së fazës së parë të grupeve të Euro 2012 Poloni - Rusi, njofton BBC.
Në total policia ndaloi rreth 140 persona.

Siç raportohet, të martën para ndeshjes mes Rusisë dhe Polonisë, që u zhvillua të martën dhe përfundoi me një barazim 1-1, ka pasur përleshje masive mes tifozëve rusë e polakë.

10 persona u plagosën, ndër të cilët dy rusë, një gjerman dhe shtatë polakë. Sipas mjekëve ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Efektivët e policisë po identifikojnë personat që morrën pjesë në përleshje.