Barack Obama në prag të zgjedhjeve presidenciale në SHBA po humbet popullaritetin e vet. Nëse një muaj më parë ai ishte përpara rivalit të tij kryesor - republikanit Mitt Romney - me 7%, sot e parakalon atë vetëm me 1%.

Këto të dhëna i ofron Agjencia e sondazheve Ipsos. Sipas të dhënave të sondazheve, vlerësimi i Obamës po bie në mënyrë të vazhdueshme dhe sot ai ka arritur në nivelin minimal të 6 muajve të fundit.

Dyshimet mbi kryesimin e Obamës vetëm pesë muaj para zgjedhjeve e kanë ndihmuar Romney-in të shkurtojë diferencën deri në 1% - 45% kundrejt 44%. Në të njëjtën kohë Obama vazhdon të lëshojë pozitat e veta. Gjatë një muaji vlerësimi i tij ra me 7 pikë.