Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov niset sot në Teheran për të diskutuar çështjen bërthamore, bashkëpunimin dypalësh dhe problemet rajonale. Fokusi i vizitës - situata e përgjithshme në hapësirën e Lindjes së Mesme dhe Afrikën e Veriut, u njoftua në Ministrinë e Jashtme të Rusisë.

Është planifikuar të diskutohet përgatitja e takimit të ardhshëm mes Iranit dhe "6-shes" së ndërmjetësve ndërkombëtarë për çështjen e tij bërthamore, i cili do të mbahet më 18-19 qershor në Moskë. Një tjetër temë e rëndësishme do të jetë situata në Siri. Do të diskutohet në lidhje me iniciativën e Rusisë për organizimin e një konferencë ndërkombëtare mbi Sirinë, ndër përfaqësuesit e së cilës duhet të jetë dhe Irani.