Avokatët e themeluesit të WikiLeaks Julian Assange kanë paraqitur një kërkesë për përtëritjen e shqyrtimit të apelimit të tij kundër ekstradimit në Suedi, njoftoi Zëdhënës i Gjykatës së Lartë të Mbretërisë së Bashkuar.

"Avokatët e Julian Assange kanë paraqitur dokumentet e nevojshme për rifillimin e apelimit, siç dhe pritej, për arsyet e parashtruara gjatë seancave dëgjimore," - tha Zëdhënësi, duke shtuar se gjyqtarët kanë filluar tashmë shqyrtimin e kërkesës.