Marshimi i tifozëve rusë të futbollit në Varshavë (Warszawa), i cili u sanksionua nga autoritetet polake, nuk përfundoi në mënyrë paqësore. Gjatë gjithë kohës së marshimit kolona e rusëve u sulmuan prej tifozëve polakë. Si rezultat, policia përdori topat e ujit për shpërndarjen e tyre.

Në momentet aktuale po vazhdojnë përleshjet mes tifozëve të të dy vendeve. Kolona e tifozëve rusë është bllokuar në urën mbi lumin Vistula (Wisla), ndërkohë policia ndalon kalimin në stadium për shkak të faktit se në afërsi të arenës sportive shpërthejnë herë pas here përleshje.

Ndeshja Poloni-Rusi do të fillojë në 20.45 me orën evropiane (CET).