0Sensacioni i parë i madh u bë përfundimi me barazim i ndeshjes Poloni - Greqi. Të zotërit e shtëpisë të Kampionatit patën të pamjaftueshme si mbështetjen e tifozëve në tribunat e stadiumit, ashtu dhe përqendrimin në lojë. Më këmbëngulësi dhe më rezistenti në përbërjen e ekipit kombëtar doli papritmas portieri i dytë Przemyslaw Tyton. Në fushë ai u shfaq papritmas - pas largimit nga loja prej arbitrit të lojtarit Wojciech Szczesny për shkak të stërkëmbëshit që i vuri sulmuesit grek. Tyton u gjend praktikisht pa pritur e pa kujtuar nga stoli i rezervave në vendin e përballimit me penalltinë. Dhe ai arriti ta presë atë duke ruajtur në këtë mënyrë në tabllo rezultatin 1-1. Në ndeshjen e dytë të Grupit “A” Rusia shpartalloi Republikën Çeke me rezultatin e thellë 4-1. Në këtë mënyrë kombëtarja e Rusisë justifikoi të gjitha shpresat e lidhura me të para kësaj ndeshjeje: performanca spektakolare u demonstrua, ndërsa mesfushori i ri Dzagoev, i cili shënoi 2 gola, u rendit në rejtingun e golashënuesve më të mirë të Kampionatit Evropian.

Sensacioni kryesor ndodhi në Grupin “B”. Holandezët u rrahën nga danezët, ndeshja midis të cilëve përfundoi me rezultatin 0-1. Kurse gjermanët mundën kombëtaren e Portugalisë: goli i Gomez i solli ekipin kombëtar gjerman tri pikë dhe pozitën kryesuese në Grup.

Në Grupin “C” u duk një lider spontan, krejtësisht i paparashikuar - Ekipi kombëtar i Kroacisë. Falë fitores mbi Irlandën me rezultatin 3-1 ai u pozicionua në vendin e parë, pas përfundimit me barazim të ndeshjes Spanjë - Itali.

Një lider i papritur deklaroi mbi veten mbrëmë edhe në Grupin “D”. Në ndeshjen, të cilën gazetarët ukrainas e pagëzuan me emrin Beteja e Poltavës, ekipi i tyre superoi kombëtaren e Suedisë. Titullin e yllit kryesor e konfirmoi sërish Andriy Shevchenko, i cili realizoi dy gola. Kolegu i tij, ylli i futbollit Zlatan Ibrahimović, mundi të shënojë vetëm një gol. Pas bilbilit përfundimtar të arbitrit Kievi u përfshi nga një ngazëllim i paparë. Të krijohej përshtypja sikur kjo nuk ishte një lojë e zakonshme, por si minimum gjysmë-finale e Kampionatit.

Trajneri Oleg Blokhin mbeti shumë i kënaqur me ndeshjen e fundit:

- Andrei (Andriy) nuk besonte, ndërsa unë pashë në ëndërr sikur ai shënoi dy gola. Sa i përket lojës, unë mendoj se ne patëm avantazh konkurrues dhe territorial në pjesën e parë. U krijua një përshtypje e tillë sikur ekipi përfaqësues suedez doli në fushë thjesht për arritur një barazim. Ai u përqendrua në  gjysmën e fushës së vet dhe u përpoq përmes Ibrahimović të organizonte njëfarë kundërlojë (counterplay).

Ekipet e tjera të Grupit “D” - Franca dhe Anglia - shkëmbyen gola, por pastaj nuk shkuan më tej. Edhe një ndeshje tjetër e ekipeve favorite përfundoi me barazim.

Sot fillon faza e dytë grupore e Kampionatit Europian të Futbollit. Në Varshavë sot mund të vendoset fati i udhëtimit të parë në çerekfinale. Në rastin e fitores mbi polakët rusët do t’i sigurojnë vetes edhe tre pikë të tjera dhe do të dalin në fazën e radhës. Megjithatë, ky pikësynim do të jetë i vështirë për tu arritur, sepse polakët nuk kanë ndërmend të dorëzohen kollaj. Në prag të ndeshjes kryeqyteti polak ishte shumë i qetë, si përpara stuhisë, kurse gazetat lokale i hidhnin benzinë zjarrit: "Po afron Beteja për Varshavën", shkruanin ato. Dhe me këto fjalë nuk gënjenin aspak.

Anastasia Pershkina