0Një mikrobus ndeshi në një minë dhe fluturoi në erë në provincën afgane Wardak në qendër të vendit. Si rezultat u vranë të paktën dhjetë persona. Midis viktimave janë tre gra dhe dy fëmijë. Autoritetet fajësojnë për këtë akt terrorist militantët e lëvizjes “Taliban”.