Lideri i Frontit të Majtë Sergei Udaltsov, gjatë fjalës së marrë në mitingun e aktivistëve të opozitës, bëri thirrje për zhvillimin e aksionit masiv të radhës të opozitës më 7 tetor, në ditëlindjen e Presidentit të Rusisë Vladimir Putin.

0Ish Kryeministri i Rusisë Mihaill Kasjanov bëri thirrje në tubimin e sipërpërmendur për zhvillimin e zgjedhjeve të reja. Ai u shpreh për transferimin paqësor të pushtetit në kuadër të një tryeze të rrumbullakët, njofton korrespondenti i Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” nga vendi i ngjarjes.