Në shtetet amerikane Kolorado dhe Nju Meksiko po vazhdon evakuimi masiv i banorëve për shkak të zjarreve pyjore. Shtëpitë e veta u detyruan t’i braktisin tashmë qindra njerëz. Një person gjeti vdekjen në Kolorado.

Në shtetin Kolorado zjarri asgjësoi rreth 150 kilometra katrore pyje, u dogjën më shumë se 100 godina. Në Nju Meksiko e dogjën 108 kilometra katrore pyje, një dëm mjaft serioz i është shkaktuar 35 ndërtesave.

0Era e fortë dhe vapa e madhe i shërbejnë përhapjes së zjarrit me shpejtësi në territore të reja. Në luftën kundër flakëve janë hedhur qindra zjarrfikës. Për shkak të erës së fortë është praktikisht i pamundur përdorimi i aviacionit të shërbimit zjarrfikës.