Në Moskë opozita filloi aktivitetin e radhës “Marshimi i milionave”. Aktivistët e saj me shirita të bardhë simbolikë po mblidhen në rajonin e Sheshit Pushkin. Itinerari i marshimit do të kalojë përgjatë bulevardit kryesor të kryeqytetit në drejtim të Shëtitores Saharov, ku dhe do të zhvillohet tubimi.

Në fillim të itinerarit të marshimit janë vendosur detektorë metali, në rrugët përreth po mbërrijnë autobusat e policisë, makinat e trupave të brendshme, janë vënë në dezhurn makinat e ndihmës së shpejtë (ambulancat). Tani për tani situata paraqitet e qetë.

0Siç njofton korrespondenti i Radiokompanisë “Zëri i Rusisë”, kolona e protestuesve filloi tashmë marshimin nga Sheshi Pushkin. Në aktivitetin në fjalë, sipas njoftimeve të policisë, marrin pjesë rreth 10.000 veta.