Forcat siriane shfrytëzojnë fëmijët si mburoja njerëzore gjatë operacioneve të veta luftarake dhe i bëjnë ata subjekte të arrestimit, torturimit e gjymtimit, thuhet në raportin vjetor të OKB-së mbi gjendjen e fëmijëve në situatat e mbarsura me konflikte të armatosura të lëshuar sot.

Si një nga rastet më të rënda në këtë raport përmendet shkatërrimi i plotë i fshatit Ayn al-Arus në provincën Idlib, që ndodhi më 9 mars të këtij viti. Trupat qeveritare e bllokuan nga të katër anët fshatin dhe e mbajtën të rrethuar për katër ditë me radhë, duke i përdorur gjatë kësaj fëmijët si mburoja njerëzore.

0Sipas fjalëve të Përfaqësueses së OKB-së për çështjet e gjendjes së fëmijëve në situatat e mbarsura me konflikte të armatosura Radhika Coomaraswamy, opozita e armatosur siriane gjithashtu i shfrytëzon fëmijët kryesisht si sanitarë, por në këtë rol ata detyrohen të dalin në vijën e parë të luftës.