SHBA do të përjashtojnë shtatë vende nga lista e atyre shteteve, ndaj të cilëve planifikohej aplikimi sanksioneve të rënda për blerjen e naftës iraniane.

Sanksionet ndaj Indisë, Malajzisë, Koresë së Jugut, Afrikës së Jugut, Sri Lanka-s, Turqisë dhe Tajvanit do të anulohen në këmbim të reduktimit substancial prej tyre të blerjeve të naftës nga Irani. Në mars nga lista në fjalë u përjashtuan Belgjika, Republika Çeke, Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Japonia, Polonia, Holanda, Spanja dhe Britania e Madhe.

0E vetmja importuese e madhe e naftës së Iranit, së cilës i kërcënohen realisht sanksionet ekonomike, është Kina që blen 1/5 e gjithë naftës së papërpunuar iraniane për eksport. Vendimi për aplikimin e sanksioneve duhet të merret deri në fund të qershorit.