Ushtarakët amerikanë, të cilët janë dislokuar në territorin e Koresë së Jugut, kanë kërkuar raketa dhe helikopterë shtesë, deklaroi të martën Komandanti i kontingjentit ushtarak gjenerali James Thurman.

“Unë kërkova që ne të na furnizojnë në mënyrë prioritare me helikopterë suplementarë sulmues si dhe helikopterë të aftë për sigurim informacioni zbulues. Unë kërkova gjithashtu dërgimin në pikën e dislokimit të kontingjentit amerikan raketa të tjera balistike, të cilat ne mund t’i përdorim për qëllime mbrojtjeje”, - u tha ai gazetarëve në Seul.

0Në muajt e fundit Koreja e Veriut është kërcënuar në mënyrë të përsëritur të fillojë veprimet luftarake kundër Koresë së Jugut.