Gati 100 vetë gjetën vdekjen nga tërmetet shkatërrimtarë me magnitudë 5.4 dhe 5.7 ballë, që ranë të hënën në veri të Afganistanit.

0Siç njoftuan autoritetet vendore, fatkeqësia natyrore shkatërroi më shumë se 20 shtëpi. Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë tashmë nga rrënojat e godinave dhe grumbujt e gurëve të shpateve malore trupat e disa viktimave në provincën Baghlan. Të mbijetuar nën rrënoja nuk janë gjetur tani për tani.