Policia e Nigerisë njoftoi se, gjatë kohës së sulmit të ndërmarrë mbi fshatin e largët në shtetin Zamfara, grabitësit e armatosur vranë të paktën 27 banorë të tij. Të dyshuarit në vrasjet barbare hyjnë, siç presupozohet, në grupimin e armatosur, i cili u hakmorr në këtë mënyrë ndaj banorëve të fshatit për shkak se ata informuan autoritetet pushtetore mbi vendndodhjen e militantëve të tij.

0Autoritetet nuk besojnë se në këtë sulm është implikuar grupimi islamik “Boko Haram”, i cili është përgjegjës për vrasjen e qindrave njerëzve në veri të Nigerisë.