Ditën e hënë mbasdite Parlamenti i Shqipërisë zgjodhi Presidentin e ri të vendit. Ai u bë 45-vjeçari Bujar Nishani, i cili pat mbajtur më parë postin e Ministrit të Brendshëm. Kreu aktual i shtetit Bamir Topi, mandati i të cilit përfundon në korrik, nuk pranoi të kandidojë për mandat të dytë.

Kandidati nga Partia Demokratike në pushtet Bujar Nishani u zgjodh me shumicë të thjeshtë të votave. Partia Socialiste opozitare refuzoi të votojë.

0Më parë demokratët dhe socialistët janë përpjekur të bien dakort mbi një kandidat kompromisi për president, por bisedimet dështuan - pavarësisht pozicionit të Bashkimit Evropian, i cili i bëri thirrje qeverisë shqiptare dhe opozitës për të lënë mënjanë grindjet përçarëse.