Natën, në të gdhirë të së hënës, më 11 qershor vandalë të paidentifikuar kanë përdhosur kompleksin përkujtimor Yad Vashem (Muzeu i Holokaustit) në Jerusalem, duke pikturuar në të grafite anti-semite.

Të paktën 10 mbishkrime u shfaqën në sheshin para hyrjes në këtë kompleks memorial. Ja vetëm disa nga shembujt: “Hitler, të falenderojmë për Holokaustin!”; “Nëse nuk do të kishte qenë Hitleri, sionistët do të ishin të detyruar ta shpiknin vetë Holokaustin”; “Shteti i Izraelit - një Auschwitz shpirtëror për emigrantët nga Lindja”; “ Zgjohuni hebrenj, regjimi i lig sionist është i rrezikshëm për ne”.

Kishte midis mbishkrimeve edhe mesazhe adresuar qeverisë polake: “E nderuar Qeveri Polake! Ndalojua hyrjen në Auschwitz sionistëve. “Ceremonitë e tyre përkujtimore” nuk janë gjë tjetër veçse manipulim. Nën këtë mesazh qëndronte nënshkrimi: bota orthodhokse hebreje.

0Vandalët zhgarravitën jo vetëm muret e kompleksit memorial, por dhe vetë monumentet.