Ish Udhëheqësi i serbëve boshnjakë Radovan Karaxhiç i kërkoi Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë të tërheqë akuzat e ngritura kundër tij për shkak se disa prej tyre janë krejtësisht të paqëndrueshme. Kjo kërkesë përshtatet me kodin e rregullave të Gjykatës, por, zakonisht, këto kërkesa kënaqen rrallëherë.

Në çështjen gjyqësore të Karaxhiçit paraqitja e bazës së provave nga ana e palës së akuzës përfundoi në maj. Pritet që në tetor i pandehuri të fillojë kundërshtimin e tyre në gjyq.

0Radovan Karaxhiç akuzohet për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen në masakrimin e rreth 8.000 myslimanëve boshnjakë në vitin 1995 në Srebrenicë.