Arkeologët kinezë kanë zbuluar më shumë se 100 statuja luftëtarësh prej terrakote sa një bojë njeriu, të cilët shekuj më parë u varrosën për të “mbrojtur” varrin e Perandorit të parë të Kinës së bashkuar Qi Shi Huang.

Arkeologët gjetën në vendin e gërmimeve në qytetin Xi’an të provincës Shaanxi 12 kuaj prej argjili dhe mburojën e pikturuar të një qerreje, të pagjetur kurrë ndonjëherë më parë nga shkencëtarët. Sipas fjalëve të ekspertëve kinezë, është tejet i habitshëm fakti që statujat janë ruajtuar në një gjendje të tillë kaq të mirë.

0Luftëtarët kinezë prej terrakote me përmasa sa një bojë njeriu u zbuluan për herë të parë në vitin 1974 prej disa fshatarëve gjatë gërmimit të një pusi.